Ballina Sport VIDEO/ Triumf me “poker” dhe spektakël, Barcelona “çmonton” Huescan

VIDEO/ Triumf me “poker” dhe spektakël, Barcelona “çmonton” Huescan

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Barcelona nuk e pati të vështirë të marrë sot tre pikët e radhës dhe të afrohet me Atleticon në renditjen e La Liga. Përballë ishte Huesca, që doli nga “Camp Nou” e mposhtur me shifrat 3-1.

Fillimisht ishte Leo Messi me një goditje shumë të bukur jashtë zonë, duke tundur rrjetën në minutën e 13-të. Më pas ishte Griezmanntundi rrjetën në mënyrë identike në minutën e 35-të.

Në fund të pjesës së parë gjatë një kundërsulmi Huesca rrezikon portën dhe merr një penallti, që pritet të hasë në diskutime pas ndeshjes, me Barcelonën që po vuan jo pak nga vendimet e gjyqtarit. Rafa mir e shënoi penalltinë për 2-1.

Në pjesën e dytë Barcelona tundi rrjetën sërish. Protagonist Leo Messi, që dha një krosim të telekomanduar për Mingueza, i cili kërceu më shumë se të gjithë dhe tundi rrjetën. Në fund Leo Messi gjeti kohën dhe mundësinë për të fiksuar shifrat në 4-1. Tani Atletico është vetëm 4 pikë larg. /abcnews.al

The post VIDEO/ Triumf me “poker” dhe spektakël, Barcelona “çmonton” Huescan appeared first on Abc News.

---- ----
-----