Ballina Sport VIDEO/ Trigolësh brenda 22 minutave, CR7 reagon ndaj kritikave të shumta

VIDEO/ Trigolësh brenda 22 minutave, CR7 reagon ndaj kritikave të shumta

26
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Kritikat e ditëve të fundit nuk i kanë pëlqyer dhe Cristiano Ronaldo po zhvillon një ndeshje fantastike përballë Cagliarit. Tre gola brenda 22 minutave për yllin portugez dhe kampionët e Italisë në avantazh të trefishtë në Sardenjë.

36-vjeçari gjeti golin e parë në minutën e dhjetë. “Fluturim” me kokë pas një krosi të ardhur nga goditja e dënimit dhe topi në rrjetë. Juventusi vijoi sulmet dhe fitoi një penallti çerek ore më vonë. CR7 nuk gaboi dhe gjeti golin e dytë personal.

GOLAT E CRISTIANO RONALDO

I treti erdhi pas një kundërsulmi perfekt në minutën e 32-të. Pasi mori një asist nga Chiesa, Ronaldo mposhti portierin e Cagliarit me një goditje potente, duke u ngjitur në shifrën e 23 golave sezonalë në Serie A. /abcnews.al

The post VIDEO/ Trigolësh brenda 22 minutave, CR7 reagon ndaj kritikave të shumta appeared first on Abc News.

---- ----
-----