Ballina Sport VIDEO/ Superiorja DIREKT: Supergola në Laç dhe Ballsh, edhe Skënderbeu në epërsi

VIDEO/ Superiorja DIREKT: Supergola në Laç dhe Ballsh, edhe Skënderbeu në epërsi

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Superiorja rikthehet me duele mjaft të rëndësishme. Partizani-Teuta veçohet nga të tjerat dhe do të zhvillohet prej orës 16:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Të kuqtë, me inatin e eliminimit nga Kupa dhe lodhjen e akumuluar në 120 minuta, do tentojnë të mposhtin durrsakët rivalë për titull.

Për t’u parë dueli i Laçit kryesues në shtëpi. Skuadra e Shpëtim Duros duhet të rigjenerojë energjitë dhe po përballet me Tiranën e “plagosur” në derbi, por të freskët fizikisht. Bardheblutë kanë fituar edhe më parë në Laç, ndaj pritet një duel i fortë.

Vllaznia luan në transfertë, kundër Kastriotit që ndali javën e shkuar Teutën. Krutanët duan të sigurojnë mbijetesën sa më shpejt, kurse skuadra e drejtuar nga gjermani Thomas Brdaric  të rikthehet te fitorja që mungon prej javësh.

Bylisi, pas fitores në Shkodër, po tenton të mundë në Ballsh Kukësin e “trullosur” nga eliminimi në Kupën e Shqipërisë. Sot po luhet edhe një finale mbijetese, mes Apolonisë dhe Skënderbeut. Barazimi nuk vlen për asnjërën skuadër, nisur nga diferenca me Bylisin e vendit të tetë. /abcnews.al

Kategoria Superiore – Java 25
E diel, më 21 mars, ora 13:00

Laçi-Tirana 1-1
Shënues: Mazrekaj 40′ / Çelhaka 23′
Apolonia-Skënderbeu 0-1
Shënues: Sadriu 24′
Kastrioti-Vllaznia 0-0
Bylisi-Kukësi 2-0
Shënues: Ndreca 15′, 45′

45′ Edison Ndreca realizon sërish për skuadrën e Bylisit, me një goditje kros që u devijua në shtyllë dhe përfundoi në rrjetë

40′ Mentor Mazrekaj realizon nga goditja e këndit dhe vendos baraspeshën në duelin me Tiranën

23′ Jurgen Çelhaka ka ndëshkuar skuadrën e Laçit dhe Tirana kalon në avantazh kundër kryesuesve të kampionatit

15′ Edison Ndreca ka ndëshkuar skuadrën e Kukësit me një goditje të fortë në hyrje të zonës dhe tani Bylisi e sheh veten në epërsi

Po luhen ndeshjet e javës së 25-të…

The post VIDEO/ Superiorja DIREKT: Supergola në Laç dhe Ballsh, edhe Skënderbeu në epërsi appeared first on Abc News.

---- ----
-----