Ballina Sport VIDEO/ Superiorja DIREKT: Eurogol në kryeqytet, derbi Tirana-Partizani “zjarr”

VIDEO/ Superiorja DIREKT: Eurogol në kryeqytet, derbi Tirana-Partizani “zjarr”

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Derbi i kryeqytetit, i treti për këtë sezon, po luhet prej orës 13:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa në Korçë Skënderbeu po përballet me Laçin. Trajnerët kanë zgjedhur edhe formacionet. Bardheblutë rreshtohen me tre në mbrojtje, sikurse u pa në seancën e djeshme stërvitore.

Ndryshojnë emrat, pasi Vangjeli luan krah Behiratche dhe Hoxhallarit. Në portë Bekaj është i paprekshëm, kurse krahët mbulohen nga Toshevski e Ismajlgeci. Batha, Çelhaka e Toli ngrenë digën në mesfushë, kurse në sulm ka shumë lëvizshmëri e teknikë, me dyshen Seferi-Cale.

Në krahun tjetër edhe Partizani do të ketë një sulm identik, pa pika referimi. Çinari luan në majë, i mbështetur nga Asani dhe Cordeiro. Mesfusha nuk ndryshon, me Brojën, Muratajn dhe Bardhin, kurse në mbrojtje Idrizaj luan krah Bitrit, Belicës dhe Hakajt.

Në Korçë Skënderbeu nuk ka Berishën dhe Zguron dhe Memelli ka rreshtuar një skuadër me 5 në mbrojtje. Mara rikthehet titullar dhe do të luajë përkrah Mensah. Lëvizje edhe te Laçi, me Sherrin që i ka lënë vendin portierit Sali, ndërsa Shehu është rikthyer në mesfushë dhe në sulm aktivizohet Mazrekaj me Harmon. /abcnews.al

TIRANA-PARTIZANI 1-1
Shënues:
Hoxhallari 39′ / Belica 28′
TIRANA (3-5-2): Bekaj – Vangjeli, Behiratche, Hoxhallari – Toshevksi, Toli (Torassa 36′), Batha, Çelhaka, Ismajgeci –Cale, Seferi. Trajner: Orges Shehi
PARTIZANI (4-3-3): Hoxha – Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj – Broja, Murataj, Bardhi – Asani, Cordeiro, Çinari. Trajner: Ilir Daja
GJYQTARË: Kreshnik Cjapi, Ridiger Çokaj, Denis Rexha, Rejdi Zajmi

SKËNDERBEU-LAÇI 0-0
SKËNDERBEU:
Dajsinani, Meksi, Dëumfour, Vitija, Bajrami, Sadriu, Taipi, Jean Victor, Doëouna, Mara, Mensah. Trajner: Migen Memelli.
LAÇI: Sali, Selmani, Malota, Obanor, Marku, Deliu, Shehu, Lushkja, Musta, Mazrekaj, Harmon. Trajner: Shpëtim Duro.
GJYQTARË: Kreshnik Barjamaj, Rejdi Avdo, Jetmir Podgorica, Indrit Myrtja

Janë mbyllur pjesë e para…

39′ Barazohet ndeshja në “Selman Stërmasi”. Goditje dënimi për Tiranën dhe ekzekutim perfekt i Erion Hoxhallarit.

28′ Egzon Belica ka ndëshkuar skuadrën e Tiranës, pas një goditjeje këndi. Krosimi në zonë u shfrytëzua nga mbrojtësi, i cili sulmoi shtyllën e parë sipas planit të bërë në stërvitje

6′ Taulant Seferi lëshoi sinjalin e parë në portën e Partizanit. Portieri Alban Hoxha reagoi në mënyrën e duhur dhe largoi rrezikun

 

LINKU I DERBIT

The post VIDEO/ Superiorja DIREKT: Eurogol në kryeqytet, derbi Tirana-Partizani “zjarr” appeared first on Abc News.

---- ----
-----