Ballina Sport VIDEO/ “Stadiumi kupa më e madhe”, Gjici: Do bëjmë 4-5 afrime. Josa?...

VIDEO/ “Stadiumi kupa më e madhe”, Gjici: Do bëjmë 4-5 afrime. Josa? Jam president nderi

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ditën e sotme në Kukës zbarkoi presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, i cili inspektoi punimet në stadiumin e ri të Kukësit, që ka marrë formë dhe i është drejtuar fundit të ndërtimit. I pranishëm ishte edhe Safet Gjici, i cili mbajti fjalën e tij pas vëzhgimit dhe preku edhe çështje teknike në skuadër.

“E dimë se kuksianët i duan të gjithë, po kështu nuk ndodh. Falënderoj presidentin që ka mbajtur fjalën për të ndërtuar një stadium me standartet e UEFA-s, ku Kukësi mund të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare në kompeticionet ku do marrë pjesë, por edhe pse jo kombëtaret e moshave të luajnë ndeshjet e tyre.

Pandemia na e shtyri përfundimin e punimeve, ashtu si në çdo projekt tjetër. Dua të falënderoj Federatën për kontributin, por edhe qeverinë, kryeminstrin Rama që mundësuan edhe fonde shtesë për të përfunduar këtë stadium sepse u futëm me projekt pa tribunën e bërë së fundmi.

Besojmë fort që në shtator Kukësi do luajë këtu. Kukësi për shkak të këtij stadiumi ka pasur probleme sepse prej tre sezonesh luajmë jashtë çdo ndeshje. Nuk i prisnim këto rezultate, prisnim të mos e diskutonim Europën dhe të ishim pretendentë për titullin”, shprehet Gjici.

Në këtë moment, presidenti Duka, krah Gjicit ndërhyn me një batutë: “Edhe nëse Kukësi do kishte fituar Gjici do thonte, ç’na duhet stadiumi se fitojmë pa stadium, kështu që Kukësi e ka lënë të fitojë me stadium të ri”.

“Kur të kthehemi në shtëpinë tonë do pretendojmë titullin sepse do bëjmë një skuadër konkurruese. Gjithsesi, kupa e kupave është stadiumi. Askush nuk e mendonte se këtu do bëhej një stadium i tillë. Ka filluar puna për sezonin e ardhshëm.

Stafi ka kontaktuar shumë menaxherë për të bërë ekipin e sezonit të ardhshëm. Nuk do ketë shumë ndërhyrje sepse ne bëmë ekip të ri në verën e shkuar, faktor që Kukësi nuk ka pasur vazhdimësi. Me 4-5 ndërhyrje mendoj se do jemi konkurrues sezonin e ardhshëm. Josa? Do e shikojmë, të mbarojë kampionati.

E vendos klubi, unë jam president nderi, kryetar bashkie. Natyrisht edhe bashkia ka aksione në klub, por nuk ka aftësi financiare. Gjithçka vendoset pas kampionatit. Ekipi i femrave është detyrim tashmë. Ky stadium na jep mundësinë të plotësojmë gjithë kushtet.

Do bëjmë edhe fushën e stërvitjes. President, na duhen edhe disa fusha të tjera. Mendoj se me Federatën do e zgjidhim edhe problemin e stërvitjes. Duam të ndërtojmë akademinë dhe klubi i Kukësit do marrë formë të plotë. Do prodhojmë lojtarë edhe për ekipin e parë”, përfundoi Gjici. /abcnews.al

The post VIDEO/ “Stadiumi kupa më e madhe”, Gjici: Do bëjmë 4-5 afrime. Josa? Jam president nderi appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----