Ballina Sport VIDEO/ Si ato të Leo Messit, talenti ganez ekzekuton parabolën perfekte

VIDEO/ Si ato të Leo Messit, talenti ganez ekzekuton parabolën perfekte

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Leo Messi mbahet mend për parabolat e shkëlqyera, që bënte në fillimet e tij, derisa portierët ia mësuan hilenë dhe nisën të qëndrojnë të tërhequr, pranë vijës fatale të kuadratit.

Të gjithëve që na ka marrë malli për të tilla goditje, na i kujton Ibrahim Sadiq, talenti ganez, që luan me Nordsjealland në Norvegji.

20-vjeçari ishte dje protagonist me një parabolë perfekte nga distanca, duke shënuar në minutën e 4-t golin e parë të ndeshjes, në fitoren 3-0 të skuadrës së tij ndaj Lyngby. /abcnews.al

The post VIDEO/ Si ato të Leo Messit, talenti ganez ekzekuton parabolën perfekte appeared first on Abc News.

---- ----
-----