Ballina Lajme Bota/Rajoni VIDEO: “Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur”, thirrje raciste në Shkup para...

VIDEO: “Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur”, thirrje raciste në Shkup para ndeshjes

112
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ndeshja mes Vardarit dhe Shkupit është shoqëruar me thirrje raciste ndaj shqiptarëve në sheshin e kryeqytetit të Maqedonisë Veriore.

Turma brohoriste thirrjen raciste tashmë të njohur, ‘shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ dhe këngë të tjera kundër shqiptarëve.

Thirrjet kundër shqiptarëve nga ‘Komitët’ janë thuajse krejt normale për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe po ashtu nuk mbahet mend ndonjë që të jetë dënuar për këto thirrje raciste.

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë Artan Grubi u shpreh se ata që bënë thirrjet raciste duhet të marrin dënim.

“Gjuha e urrejtjes dhe brohoritjet e sotme plot mllef të disa të rinjve në mes të Shkupit është për t’u dënuar.

Sjellja e tillë nuk ka vend në shoqërinë tonë të re, shoqërinë e barabartë për të gjithë, me vlera euroatlantike”, ka shkruar Grubi në profilin e tij zyrtar në Facebook

---- ----
----
----- ----
-----