Ballina Sport VIDEO/ Shi i madh dhe spektakël, “El Clasico” i përket Real Madridit

VIDEO/ Shi i madh dhe spektakël, “El Clasico” i përket Real Madridit

7
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Real Madrid ka arritur të fitojë El Clasicon me shifrat 2-1. Madrilenët luajtën mirë në pjesën e parë, çka vendosi gjithçka në këtë ndeshje, e cila ishte me mjaft emocione, por e diktuar edhe nga shiu i rrëmbyeshëm në pjesën e dytë.

Fillimisht për Real Madridin shënoi Benzema në minutën e 13, me francezin, që tundi rrjetën shumë bukur me thembër. Më pas në minutën e 28 Kroos gjeti golin e dytë të Real Madrid me një goditje dënimi, e ndihmuar nga devijimi i Dest e më pas Albas.

 

Pas golave Barcelona u hodh e gjitha në sulm dhe krijoi disa raste, por la edhe hapësira mbrapa, me Real Madrid që goditi shtyllën. Në pjesën e dytë Barcelona dominoi totalisht dhe arriti të ngushtojë shifrat me Mingueza pas një ore lojë.


Në pjesën e mbetur të ndeshjes e gjithë loja u zhvillua në portën e Real Madridit. Barcelona mes shiut tentoi të barazojë dhe krijoi disa raste, por në fund fati ishte me Real Madridin, që merr tre pikë me shumë vlerë, që e ngjisin në vendin e dytë në renditjen e La Liga. /abcnews.al

The post VIDEO/ Shi i madh dhe spektakël, “El Clasico” i përket Real Madridit appeared first on Abc News.

---- ----
-----