Ballina Sport VIDEO/ Sallake perfekte, Edon Zhegrova ndëshkon Zurich e shqiptarëve

VIDEO/ Sallake perfekte, Edon Zhegrova ndëshkon Zurich e shqiptarëve

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Edon Zhegrova ka shënuar një gol shumë të bukur me Basel. Lojtari i talentuar dardan, dhuroi një gjuajtje shumë të bukur në sfidën shtëpiake ndaj Zurich.

Ekipi mik, që ka një koloni me lojtarë shqiptarë si Kololli, Aliti, Kamberi, Dzemaili dhe Domgjoni, mbeti me dhjetë lojtarë që në minutën e katërt të ndeshjes.

Vendasit e shfrytëzuan superioritetin numerik dhe kryesojnë 3-0. Golin e dytë e realizoi Zhegrova. Ishte minuta e 30-të kur sulmuesi i Kosovës tundi rrjetën kundërshtare.

Goditje e menjëhershme, potente dhe e saktë me të majtën e 22-vjeçarit të lindur në Gjermani, i cili numëron pesë gola dhe po kaq asiste këtë sezon.

Basel gjeti edhe golin e tretë në minutën e 63-të. Autori është Pajtim Kasami, i cili iu shkëput bukur mbrojtjes vendase dhe realizoi me kokë/abcnews.al

The post VIDEO/ Sallake perfekte, Edon Zhegrova ndëshkon Zurich e shqiptarëve appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----