Ballina Sport VIDEO/ Roma triumfon në derbi, ngjyros kryeqytetin verdhekuq pas tre viteve

VIDEO/ Roma triumfon në derbi, ngjyros kryeqytetin verdhekuq pas tre viteve

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Roma rikthehet të fitojë një derbi pas tre viteve. Verdhekuqtë mposhtën 2-0 Lazion në “Olimpico”, duke i dhënë fund ecurisë prej katër ndeshjesh pa fitore. Golat e fitores u realizuan nga Henrikh Mkhitaryan dhe spanjolli Pedro.

Të parët e gjetën rrjetën bardhekaltrit me anë të Vedat Muriqit pas gjysmë ore lojë, por sulmuesi dardan ishte në pozicion të parregullt. Roma përfitoi nga situata dhe kaloi në avantazh në minutën e 42-të.

Asist i Edin Dzeko dhe finalizim i thjeshtë për fantazistin armen. Goli i qetësisë erdhi 12 minuta përpara fundit të takimit. Pedro bëri gjithçka bukur, shfaqi klasin e tij dhe dërgoi topin pas shpinës së Pepe Reinas.

Francesco Acerbi humbi qetësinë në minutat e fundit dhe Lazio e mbylli sfidën me dhjetë lojtarë. Përfundimisht 2-0 për ekipin e Paulo Fonsecas, me trajnerin portugez që ia del të fitojë derbin e zjarrtë përpara se t’i lërë vendin Jose Mourinhos.

Vedat Muriqi e nisi si titullar përballjen e sotme dhe u zëvendësua pas një ore lojë, ndërsa Marash Kumbulla u fut në fushë në minutën e 38-të në vend të brazilianit Ibanez./abcnews.al

The post VIDEO/ Roma triumfon në derbi, ngjyros kryeqytetin verdhekuq pas tre viteve appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----