Ballina Sport VIDEO/ Reali bën detyrën, fiton ndaj Granadës dhe i bën presion Atleticos

VIDEO/ Reali bën detyrën, fiton ndaj Granadës dhe i bën presion Atleticos

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Real Madrid nuk gaboi në fushën e Granadës, fitoi 1-4 dhe vazhdon të jetë në garë për titullin kampion. “Los Blancos” u rikthyen te fitorja pas humbjes me Chelsea në Champions League dhe barazimit shtëpiak ndaj Sevillas në kampionat.

Golin e parë të takimit e shënoi Luka Modric. Mesfushori mori një asist të bukur nga 19-vjeçari Miguel Gutierrez dhe nuk gaboi përballë portierit kundërshtar. Djemtë e Zinedine Zidane goditën sërish në minutat shtesë të pjesës së parë.

Rodrygo u nis bukur nga krahu i djathtë, avancoi drejt zonës kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë me një diagonale të saktë. Vendasit reaguan në fraksionin e dytë të sfidës dhe shkurtuan rezultatin në minutën e 71-të.

“Veterani” Jorge Molina gjeti golin, por një gjë e tillë vetëm sa acaroi “Los Blancos”, të cilët shënuan edhe dy gola në minutat e mbetura. Alvaro Odriozola me një goditje potente dhe Karim Benzema me parabolë dërguan rezultatin në 1-4.

Fitorja e sotme e ka ngjitur Real Madrid në vend të dytë të La Liga. Skuadra e Zidane numëron 78 pikë, dy më pak se kryesuesit e Atletico Madrid. Dy javë kanë mbetur për t’u luajtur deri në fund të kampionatit. /abcnews.al

The post VIDEO/ Reali bën detyrën, fiton ndaj Granadës dhe i bën presion Atleticos appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----