Ballina Sport VIDEO/ RB Leipzig presion Bayernit, Scamacca heroi i Genoa kundër Parma

VIDEO/ RB Leipzig presion Bayernit, Scamacca heroi i Genoa kundër Parma

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
RB Leipzig vazhdon të mbajë në presion kryesuesit e Bayern Munich, pasi sonte triumfoi në transfertë 0-1 kundër Arminia Bielefeld dhe shkoi në kuotën e 57 pikëve, një më pak se kampionët në fuqi.

Vendimtar ishte mesfushori Marcel Sabitzer, i cili nuk fali në minutën e parë të pjesës së dytë pas një pasimi të Dani Olmo. 27-vjeçari e çoi topin në rrjetë dhe i dha tre pikët skuadrës së tij, që shpreson që Bayern të ndalet në duelin e radhës.

Në Itali u zhvillua sfida Parma-Genoa, që përfundoi me fitoren e miqve me shifrat 1-2. Graziano Pelle ishte ai që e zhbllokoi ndeshje me një  lëvizje akrobatike brenda zonës.

Miqtë gjithsesi nuk u dorëzuan dhe ishte Gianluca Scamacca heroi i tyre. Fillimisht ai i barazoi shifrat pesë minuta nga nisja e pjesës së dytë, kurse goli i fitores ishte spektakolar nga distanca. Një goditje e rëndë për Parmën, që zhytet në vendin e parafundit. /abcnews.al

The post VIDEO/ RB Leipzig presion Bayernit, Scamacca heroi i Genoa kundër Parma appeared first on Abc News.

---- ----
-----