Ballina Sport VIDEO/ Provë force ndaj kryesuesve, PSG në çerekfinale falë Icardi-Mbappe

VIDEO/ Provë force ndaj kryesuesve, PSG në çerekfinale falë Icardi-Mbappe

7
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
PSG mposhti 3-0 Lille dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Francës. Një sukses i rëndësishëm përballë ekipit që kryeson Ligue 1 për ekipin e Mauricio Pochettinos.

Golat e fitores u realizuan nga Mauro Icardi dhe Kylian Mbappe (2x). Sulmuesi argjentinas zhbllokoi takimin në minutën e nëntë, teksa Kylian Mbappe dyfishoi katër minuta përpara fundit të pjesës së parë.

Ylli francez ktheu në gol një penallti dhe qetësoi trajnerin Pochettino. PSG menaxhoi avantazhin e dyfishtë në pjesën e dytë, teksa Mbappe vulosi suksesin me “tris” në minutat shtesë falë një goli shumë të bukur. /abcnews.al

The post VIDEO/ Provë force ndaj kryesuesve, PSG në çerekfinale falë Icardi-Mbappe appeared first on Abc News.

---- ----
-----