Ballina Sport VIDEO/ Portieri heroi i Sevillas, goli në shtesa eviton disfatën

VIDEO/ Portieri heroi i Sevillas, goli në shtesa eviton disfatën

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Sevilla nuk ia del të ruajë ritmin e tre ekipeve kryesuese të La Liga. Djemtë e Julen Lopeteguit e mbyllën në barazim 1-1 takimin jashtë fushe me Valladolid.

Vendasit shënuan në fundin e pjesës së parë, teksa ekipi andaluzian evitoi humbjen me golin e realizuar në minutat shtesë të ndeshjes.

Fabian Orellana ktheu në gol një penallti në minutën e 44-t dhe Valladolid në avantazh. Sevilla reagoi në fraksionin e dytë të takimit dhe ia doli të gjejë rrjetën në minutën e katërt shtesë.

 

Portieri Bono dërgoi topin në rrjetë dhe në kampin e Sevillas nisi festa. Një gol i veçantë për “gardianin” 29-vjeçar nga Maroku, i cili shmangu humbjen e ekipit të tij. /abcnews.al

The post VIDEO/ Portieri heroi i Sevillas, goli në shtesa eviton disfatën appeared first on Abc News.

---- ----
-----