Ballina Sport VIDEO/ “Poker” dhe spektakël ndaj Chelsea, Barcelona fiton Champipnsin e femrave

VIDEO/ “Poker” dhe spektakël ndaj Chelsea, Barcelona fiton Champipnsin e femrave

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Barcelona është kampionia e Europës në futbollin e femrave. Vajzat katalanase shkatërruan skuadrën e Chelsea me “poker” me shifrat 4-0 ne Gothenborg, Suedi. Katalanaset vinin si favorite dhe nuk zhgënjyen pritshmëritë.

Seria e golave nisi në minutën e parë me autogolin e Leupolz. Pas çerek ore lojë, Putellas dyfishoi shifrat për Barcelonën, duke i dhënë udhë fitores se skuadrës së saj. Llogaritë e pjesës së parë nuk ishin mbyllur ende.

Në minutën e 20 Bonmati trefishoi shifrat dhe në minutën e 36 Hansen plotësoi “pokerin” për Barcelonën ndaj vajzave londineze, që e patën të pamundur të përballonin një nga skuadrat më të forta të viteve të fundit.

Në pjesën e dytë nuk kishte gola dhe Barcelona arrin të fitojë titullin e parë të Champions dhe të shkruajë historinë e futbollit spanjoll. Ndërkohë, Chelsea ka hedhur hap të madh para me mbërritjen në finale dhe ka shtuar kredenciale për futbollin anglez të femrave, që ende nuk shkëlqen si ai i meshkujve. /abcnews.al

The post VIDEO/ “Poker” dhe spektakël ndaj Chelsea, Barcelona fiton Champipnsin e femrave appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----