Ballina Sport VIDEO/ Pjesa e parë “zjarr”, realizohen tre gola në Juventus-Inter

VIDEO/ Pjesa e parë “zjarr”, realizohen tre gola në Juventus-Inter

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Tre gola janë shënuar në pjesën e parë të Juventus-Inter. Bardhezinjtë kërkojnë fitoren për të vijuar të kenë shpresa për objektivin Champions League, ndërsa për kampionët e Italisë nuk ka farë rëndësie kjo ndeshje.

2-1 për bardhezinjtë e Andrea Pirlos është mbyllur fraksioni i parë i takimit. Cristiano Ronaldo kaloi vendasit në avantazh në minutën e 24-t. Penallti për Juventusin, Handanovic priti goditjen e parë të CR7, por ky i fundit përfitoi nga topi i rikthyer dhe e dërgoi atë në rrjetë.

Golat e JUVENTUS-INTER

Zikaltrit e Antonio Contes reaguan dhe rikthyen baraspeshën 11 minuta më vonë. Sërish penallti, të cilën Romelu Lukaku e ktheu në gol. “Zonja” nuk u demoralizua dhe shënoi një tjetër gol në minutën e katërt shtesë.

Autori i golit është Juan Cuadrado, i cili tundi rrjetën falë një goditje potente. Lojtari kolumbian pati edhe pak fat, pasi gjuajtja e tij u devijua. /abcnews.al

The post VIDEO/ Pjesa e parë “zjarr”, realizohen tre gola në Juventus-Inter appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----