
Partizani ka kujtuar ditën e sotme, Panajot Panon.
Përmes një video postuar në faqen zyrtare të klubit të kuq, janë renditur dhe titujt individual si dhe trofetë që ka fituar me Partizanin.
POSTIMI I PARTIZANIT
PANAJOT PANO / 11 VITE PA LEGJENDËN E KUQE
19 Janar 2010 | I cilësuar si “Legjenda e Futbollit” shqiptar Panajot Pano, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Jacksonville, Florida, SHBA.
Përgjatë karrierës së tij 18-vjeçare si futbollist Pano ka dhuruar emocione të paharrueshme për publikun shqiptar. Me fanelën e Partizanit Pano në 210 ndeshje të luajtura do të realizonte plot 136 gola duke fituar me të kuqtë 4 Tituj Kampion, 5 Kupa, fitues i Kupës Ballkanike për KLUBE, ndërsa me përfaqësuesen e Shqipërisë rregjistroi 24 ndeshje duke shënuar edhe 4 gola.
TITUJ INDIVIDUAL
“Mjeshtër i Merituar i Sportit”
“Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave” akorduar nga FSHF në vitin 2003
“Lojtari i Shekullit” akorduar nga Uefa/Fifa
“Nderi i Kombit” akorduar nga ish presidenti republikës Bamir Topi në vitin 2009
“Simboli Qytetit të Tiranës” titull i akorduar nga kryetari Bashkisë Erion Veliaj në vitin 2017
Figura e Panajot Panos dhe emri i tij mbetet gjithmonë i paharruar në mendjet dhe zemrat, sidomos të tifozerisë së Partizanit, skuadër me të cilën fitoi gjithçka duke shënuar një dominim absolut të asaj periudhe në futbollin shqiptar.