Ballina Sport VIDEO: Partizani hapi portën, goli që po shkakon polemika për një gjest...

VIDEO: Partizani hapi portën, goli që po shkakon polemika për një gjest “fair-play”

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Kukësi-Partizani ishte takimi kryesorë i javës së 20-të të Kategorisë Superiore, i cili u mbyll me rezultatin 1-2 për të kuqtë që tashmë janë 4- pikë larg kreut.

Por ajo që mori vëmendjen më të madhe në këtë takim ishte episodi i minutës 88-të ku një gol i Muratajt kur lojtari i Kukësit ndodhej i shtrirë, solli një acarim tek futbollistët verilindorë, të cilët protestuan dhe u përplasën me lojtarin e Partizanit për mungesë “fair play”.

Fill pas mbarimit të këtij aksioni ku goli ishte i rregullt, stafi i Partizanit mori vendimin për të hapur portën për t’i lejuar gol ekipit kundërshtar.

E gjitha ishte një gjest “fair play” nga ana e Partizanit, por që çuditërisht është kundërshtuar nga një pjesë e gazetarëve si dhe nga trajneri i Kukësit Mirel Josa.

“Nuk është goli problematika, por edhe mua nuk më la shije të mirë. E diskutova me Dajën lënien e golit, nuk kishte nevojë për ‘fair-play’.

Nëse lojtari i Partizanit nuk do ta gjuante topin apo do ta nxirrte jashtë, është ok. Po të kishte 5 minuta shtesë, çfarë duhet të kishim bërë?! Nuk jam dakord me mënyrën si u lejua goli”, u shpreh trajneri i Kukësit.

Gjithashtu dhe në studiot sportive goli është cilësuar, ndërsa ktyre kritikave u është përgjigjur Erion Braçe, zv.kryeministri një tifoz i ekipit të Partizanit.

“Force, nder, dinjitet;
PARTIZANI!

Cfare goli Asani-Cinari! Nje bravo e madhe cuna;
Vijueshmeria me fitore eshte ADN e #PARTIZANIT.

VO: Besoj qe Partizani meriton edhe nje here sot nje duartrokitje publike nga Taulant Balla.

Aaaaa poooo, neverites kerkesa per te ndeshkuar Partizanin nga tortexhiu i SuperSportit; Imagjinoni, per Fair Play eeeeej”, nënvizon Braçe.

Fakti është se veprimi i Partizanit është për tu përshëndetur, ku rrallë herë të tilla gjeste ndodhin në futbollin shqiptar, pasi jemi mësuar dhe kemi parë që portat hapen për qëllime dhe më të rënda se sa “fair play”. (TemA)

---- ----
----
----- ----
-----