Ballina Sport VIDEO/ Papa gjen golin e radhës në Rumani, “predhë” e pandalshme për...

VIDEO/ Papa gjen golin e radhës në Rumani, “predhë” e pandalshme për portierin

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Enriko Papa vazhdon të luajë në nivele të larta në Rumani dhe të ndihmojë shumë skuadrën e tij në mesfushë dhe herë pas here të tregohet vendimtar edhe para portës, ashtu si sot.

Ish-lojtari i Tiranës ka mundur të tundë rrjetën në minutën e 43-të pas zhvillimeve të një goditje dënimi. Papa mori topin në hyrje të zonës dhe lëshoi një goditje shumë të bukur, duke tundur rrjetën, pasi sfera ndeshi fillimisht traversën.

 

Më pas skuadra e Astra Giurgiu shënoi dhe barazoi 1-1 ndeshjen e javës së 28 të kampionatit rumun. Papa ka luajtur 15 ndeshje në këtë sezon me Botosanin dhe ka mundur të shënojë tre gola, shifra pozitive për një mesfushor. /abcnews.al

The post VIDEO/ Papa gjen golin e radhës në Rumani, “predhë” e pandalshme për portierin appeared first on Abc News.

---- ----
-----