Ballina Sport VIDEO/”Paaftësi apo dashakeqësi”, pse Hamiti akuzohet nga Besa

VIDEO/”Paaftësi apo dashakeqësi”, pse Hamiti akuzohet nga Besa

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Besa është mundur nga Egnatia ditën e sotme me rezultatin 3-1, duke e bërë të pamundur vijimin e garës për t’u ngjitur në Superiore. Kavajasit nuk janë dakord me rezultatin, pasi kanë pretendime për gjykimin e Eldorian Hamitit.

Dy janë rastet për të cilat Besa akuzon. Bëhet fjalë për një moment të diskutueshëm për penallti, shoqëruar edhe me karton të kuq, si dhe për pozion jashtë loje në golin e tretë që u shënua nga Artur Magani.

“Paaftësi apo dashakeqësi… Video e parë është momenti kur kemi një ndërhyrje në kufijtë e kartonit të kuq dhe një penallti e pastër. Pozicioni i arbitrit një metër larg dhe me pamje të qartë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FC Besa (@f.c.besa)

Foto e dytë është pamja e golit të tretë. Një ndeshje që ndikohet direkt nga paaftësia e atij qe duhet të jetë i aftë ose i ndershëm. Një ndeshje që ndikohet direkt nga një arbitër që histori të tilla i ka të përsëritura vit pas viti.

Këto nuk janë faktet e vetme, por ka dhe fragmente te tjera të cilët do të bëhen publike më vonë. Paaftësi apo dashakeqësi? Një pyetje që duhet të marrë përgjigje nga “ndërkombëtari” Hamiti”, shkruan klubi i Besës në denoncimin e bërë. /abcnews.al

The post VIDEO/”Paaftësi apo dashakeqësi”, pse Hamiti akuzohet nga Besa appeared first on Abc News.

---- ----
-----