Ballina Shëndetësi VIDEO/ Operacion me dritat e celularëve për të hequr tumorin nga pacienti

VIDEO/ Operacion me dritat e celularëve për të hequr tumorin nga pacienti

43
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në fotot e bëra virale tashmë shikohen bashkë kirurgë dhe neurologë duke përdorur dritat e celularëve të tyre ndërsa largojnë një tumor nga një pacient, pasi energjia elektrike gjatë operacionit u ndërpre.

Operacioni u zhvillua në Spitalin Barros Luco Trudeau në San Miguel të Kilit. Raportohet se një pacient 34 vjeçar po i nënshtrohej një operacioni në tru, për të hequr një tumor nga kjo pjesë e kokës. Mjeku Arturo Zuniga, u shpreh për mediat lokale se sistemi automatik i gjeneratorëve nuk u aktivizua në momentin që energjia elektrike u ndërpre, për këtë arsye ato vendosën në veprim blitzet (dritat) e celularëve të tyre.

Gjithashtu ai shtoi se familjarët u lajmëruan në lidhje për këtë incident vetëm pas përfundimit të operacionit, i cili përfundoi me sukses. Daily Mail shkruan se kirurgët ndodhen në një grevë për plotësimin e kushteve elementare të punës. Ndërsa nga krahu tjetër familjarët e pacientit janë zotuar se do të hedhin në gjyq spitalin.

 

---- ----
----
-----
-----