Ballina Sport VIDEO/ Njëri gol më i bukur se tjetri, Arsenal fiton me spektaklit

VIDEO/ Njëri gol më i bukur se tjetri, Arsenal fiton me spektaklit

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Arsenali la pas krahëve zhgënjimin e pësuar nga eliminimi në gjysmëfinalen e Europa League. “Topçinjtë” dështuan përballë Villareal, teksa sot arritën suksesin e dytë radhazi në Premier League.

Djemtë e Mikel Artetës mposhtën në shtëpi 3-1 WBA dhe vijojnë të jenë në garë për një biletë evropiane për sezonin e ardhshëm.

Vendasit zgjidhën gjithçka në pjesën e parë. Emile Smith Rowe zhbllokoi takimin në minutën e 29-të, ndërsa Nicolas Pepe dhuroi “show” gjashtë minuta më vonë.

“Predha” e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë përfundoi në rrjetë. Ekipi mik reagoi në pjesën e dytë, duke shkurtuar rezultatin në minutën e 67-të.

Matheus Pereira mori topin nga gjysmëfusha e tij, marshoi i vetëm dhe ia doli të realizojë një gol shumë të bukur. WBA mori zemër, por Arsenali shënoi një tjetër gol.

Ishte minuta e fundit e ndeshjes kur Willian, një tjetër lojtar brazilian, ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi.

Topi në trekëndësh dhe 3-1 për Arsenalin, që renditet në vend të nëntë në Premier League me 52 pikë, katër pikë larg zonës Europa League. /abcnews.al

The post VIDEO/ Njëri gol më i bukur se tjetri, Arsenal fiton me spektaklit appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----