Ballina Sport VIDEO/ Një yll i ri po lind në Turqi, shqiptari shënon në...

VIDEO/ Një yll i ri po lind në Turqi, shqiptari shënon në debutimin si titullar

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Veton Tusha është një tjetër i ri shqiptar që po mundohet të shkëlqejë në Superligën e Turqisë. Sulmuesi që bën 19 vjeç në muajin dhjetor ka shënuar në ndeshjen e parë si titullar me fanellën e Denizlispor.

I riu, i cili është pjesë e Kosovës U21, ka ndëshkuar skuadrën e Alanyaspor në minutën e 51-të, duke e çuar ndeshjen në 0-2, por vendasit më pas kanë barazuar.

Për Tushën ky është goli i dytë sezonal. Më parë ai ka ndëshkuar skuadrën e Galatasaray, ndërkohë që ka luajtur në total në 6 ndeshje. /abcnews.al

The post VIDEO/ Një yll i ri po lind në Turqi, shqiptari shënon në debutimin si titullar appeared first on Abc News.

---- ----
-----