Ballina Sport VIDEO/ “Në qytet të S4MM kërcehet me Don Xhonin”, festa e Shkëndijës...

VIDEO/ “Në qytet të S4MM kërcehet me Don Xhonin”, festa e Shkëndijës prodhon “ngacmime”

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Shkëndija e Tetovës u shpall kampione për të katërtën herë në Maqedoninë e Veriut dhe dje kuqezinjtë e drejtuar nga Ernest Gjoka ngritën trofeun dhe festuan në fushë dhe në qytet.

Sigurisht tifozët nuk mund të mos ishin të pranishëm për të festuar arritjen e skuadrës së tyre të zemrës, ndërkohë që nuk mungoi as muzika në sheshin e qytetit të Tetovës.

Lojtarët janë filmuar duke festuar dhe nuk mungojnë as kërcimet, madje me këngën e famshme të Don Xhonit, “Make a pose”. Kjo nuk u ka shpëtuar edhe tifozëve, madje një prej tyre edhe ngacmon.

Në videon e postuar në rrjetet sociale, ai shkruan: “Në qytet të S4MM kërcehet me Donin Xhonin”. Më parë edhe reperi Fero në Tetovë u bë protagonist, me një video ku ofendonte reperin S4MM. / abcnews.al

The post VIDEO/ “Në qytet të S4MM kërcehet me Don Xhonin”, festa e Shkëndijës prodhon “ngacmime” appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----