Ballina Sport VIDEO/ Ndeshje perfekte dhe finalja e parë në histori, Manchester City “çmonton”...

VIDEO/ Ndeshje perfekte dhe finalja e parë në histori, Manchester City “çmonton” PSG

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Manchester City është finalisti i parë i këtij edicioni të Champions League. Skuadra e Guardiolës arriti sot të mundë PSG me shifrat 2-0, duke fiksuar në 4-1 shifrat e të dy ndeshjeve. Në Angli e patën akoma më të lehtë, me Mahrez në një ditë të jashtëzakonshme. Sulmuesi algjerian arriti të gjejë golin në minutën e 11 dhe t’i japë një goditje të madhe nënkampionëve në fuqi.

Pas golit, PSG kishte dy raste, duke goditur shtyllën me Marquinhos dhe i shkuar tangent me Di Marian, që nuk përfitoi si duhet nga një gabim në mbrojtje, duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin e Cityt. Në të dytën PSG nuk arrin të rrezikojë shumë në portën e Ederson, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të Neymar në veçanti, i cili sot ishte i vetëm, pa Mbappe (në bankinë, i dëmtuar).

Skuadra e Guardiolas dalëngadalë e ktheu lojën në portën e Navas dhe kjo krijoi tension te lojtarët e PSG. Në minutën e 69 Di Maria i jep një goditje tërësisht të shmangshme Fernandinhos dhe ndëshkohet direkt me karton të kuq. Pas dy minutash, me një kundërsulm “rrufe” Manchester City shënon golin e dytë dhe i jep goditjen e madhe PSG, që me një lojtar më pak nuk mundi të tregojë asgjë.

Në minutat e mbetura ishin djemtë e Guardiolas, që dominuan dhe krijuan disa raste, kryesisht me Foden, duke rrezikuar të shënojnë edhe golin e tretë. Ky i fundit nuk erdhi dhe Manchester City kualifikohet për herë të parë në finale të Champions League. Kundërshtarin e mëson nesër dhe do jetë një mes Chelseas dhe Real Madrid. Guardiola kthehet pas plot një dekade në finalen e Champions. /abcnews.al

The post VIDEO/ Ndeshje perfekte dhe finalja e parë në histori, Manchester City “çmonton” PSG appeared first on Abc News.

---- ----
-----