Ballina Sport VIDEO/ Muriqi shkakton penallti, kundërsulmi perfekt në Chelsea-Atletico

VIDEO/ Muriqi shkakton penallti, kundërsulmi perfekt në Chelsea-Atletico

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Bayern Munchen dhe Lazio po luajnë ndeshjen e dytë mes tyre, e vlefshme për një biletë në çerekfinalet e Champions League. Kampionët në fuqi fituan 1-4 sfidën e luajtur në “Olimpico”.

Ekipi i Flick e ka nisur mirë edhe takimin e sotëm dhe ka kaluar në avantazh pas gjysmë ore lojë. Inzaghi i ka dhënë një fanellë titullari Vedat Muriqi, i cili shkaktoi një penallti në minutën e 29-të.

Sulmuesi dardan bllokoi Leon Goretzka gjatë një goditje këndi dhe arbitri kryesor akordoi penallti për vendasit. Robert Lewandowski nuk gaboi nga pika e bardhë dhe Bayerni në avantazh.

Gol edhe në “Stamford Bridge”, aty ku po përballen Chelsea dhe Atletico Madrid. Skuadra e Tuchel, që fitoi 0-1 ndeshjen e pare, ka kaluar në avantazh në minutën e 34-t. Kundërsulm i shpejtë i Chelsea, asist i Werner dhe finalizim i Hakim Ziyech. /abcnews.al

The post VIDEO/ Muriqi shkakton penallti, kundërsulmi perfekt në Chelsea-Atletico appeared first on Abc News.

---- ----
-----