Ballina Sport VIDEO/ Mjafton një pjesë ndaj Cadiz: Super Benzema, Real Madrid kap kreun

VIDEO/ Mjafton një pjesë ndaj Cadiz: Super Benzema, Real Madrid kap kreun

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Real Madrid fitoi 0-3 në fushën e Cadiz, u hakmorr për humbjen që pësoi nga kjo skuadër në fazën e parë dhe është ngjitur përkohësisht në krye të kampionatit spanjoll të futbollit.

Të tre golat e fitores erdhën në pjesën e parë. Vendasit rezistuan vetëm gjysmë ore, përpara se Karim Benzema të zhbllokonte ndeshjen nga pika e penalltisë.

Tre minuta më vonë, sulmuesi francez dhuroi asistin për golin e mbrojtësit Alvaro Odriozola. Minuta të zjarrta për skuadrën e Zidane, që trefishoi me anë të Benzema në minutën e 40-të.

Goli numër 21 sezonal në La Liga për liderin e sulmit të “Los Blancos”, teksa pjesa e dytë nuk solli asnjë gol. Fitorja e sotme e ka ngjitur Realin në krye me 70 pikë.

 

Renditja e kampionatit

Po aq numëron edhe Atletico Madrid, që zbret nesër në fushë. Skuadra e Diego Simeones pret në shtëpi Huescan, një përballje që duhet fituar me çdo kusht. /abcnews.al

The post VIDEO/ Mjafton një pjesë ndaj Cadiz: Super Benzema, Real Madrid kap kreun appeared first on Abc News.

---- ----
-----