Ballina Sport VIDEO/ Marquez drejt rikthimit, Katari dhuron vaksina për pilotët e Formula 1...

VIDEO/ Marquez drejt rikthimit, Katari dhuron vaksina për pilotët e Formula 1 dhe Moto GP

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Marc Marquez nuk ka mundur të zbresë në pistë në një garë zyrtare të Moto GP që thuajse një vit më parë, kur ai u aksidentuar në xhirot e fundit të garës së parë sezonale.

8 herë kampioni i Botës pësoi një dëmtim të rëndë në shpatull, teksa iu desh të vendoste një hekur për të bashkuar kockat. Ai u mundua të kthehet sa më shpejt, por në fund rezultoi e vështirë sepse hekuri lëvizi dhe pilotit iu desh të rikthehej edhe një herë në sallën e operacionit.

 

Pas kësaj ai e mori gjithçka me qetësi dhe duket se këtë herë gjithçka po shkon mirë. Marquez ka mundur të dalë nga palestra tashmë dhe ka zbritur në pistë për herë të parë që nga operacioni i dytë. Ai ka marrë lejen e mjekëve për të pilotuar një minimotor, teksa me shumë mundësi do jetë gati për garën e parë sezonale.

Në cirkuitin Alcarrás ai është munduar të gjejë kthesat e duhura për të forcuar krahun e tij. Më parë ai kishte provuar edhe një xhiro në mal me biçikletë, sprovë e kaluar me sukses. Direkt pas testit Marquez ka udhëtuar drejt Katarit, për të marrë dozën e parë Covid-19.

Këtë të fundit po e marrin pjesa më e madhe e pilotëve dhe stafeve të Moto GP dhe Formula 1. Ka qenë vetë shteti i Katarit, që ka vendosur të dhurojë dozat e vaksinës Pfizer, në kuadër të garës së parë sezonale, që do zhvillohet pikërisht atje. /abcnews.al

The post VIDEO/ Marquez drejt rikthimit, Katari dhuron vaksina për pilotët e Formula 1 dhe Moto GP appeared first on Abc News.

---- ----
-----