Ballina Sport VIDEO/ Marash Kumbulla i shënon Milanit, ndal kryesuesit dhe i jep një...

VIDEO/ Marash Kumbulla i shënon Milanit, ndal kryesuesit dhe i jep një pikë Romës

14
SHPËRNDAJE

Ecurisë fantastike me fitore të Milanit i erdhi fundit mbrëmjen e sotme.

Kryesuesit e Serie A janë ndalur nga… Marash Kumbulla. Mbrojtësi shqiptar ka qenë sërish protagonist në mbrëmjen e sotme, duke shënuar golin e baraspeshës për Romën.

3-3 shënonin shifrat përfundimtare, ku për herë të fundit ishte Kumbulla ai që tundi rrjetën në minutën e 84-t.

Një çmenduri e vërtetë kjo për thesarin e Kombëtares kuqezi, që gjen golin për të dytën herë rresht, teksa vetëm pak ditë më parë bëri heroin e Romës duke i dhënë fitoren ndaj Jang Bojsit.

Mbrojtësi 20-vjeçar padyshim që do të kthehet sërish në vëmendjen kryesore të mediave në Itali, duke ngritur lart emrin e Shqipërisë me paraqitjet e tij me fanellën e Romës.

-----