Ballina Sport VIDEO/ Mallkimi i barazimeve vazhdon, Teuta ndalet në shtëpi nga Kastrioti

VIDEO/ Mallkimi i barazimeve vazhdon, Teuta ndalet në shtëpi nga Kastrioti

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Teuta përndiqet nga mallkimi i barazimeve në shtëpi, teksa sot ka dalë 0-0 kundër Kastriotit. E nënta herë që “Djemtë e Detit” nuk fitojnë në shtëpi, një rekord negativ që u hoqi mundësinë të barazonin Laçin me pikë në krye të renditjes.

Me këtë barazim Teuta barazohet me Partizanin dhe Vllazninë, që numërojnë nga 42 pikë. Në duelin e sotëm Kastrioti rezistoi dhe madje mund të kishte shënuar në pjesën e parë, kur Ermir Rezi provoi në minutën e 31-të.

Teuta u mundua shumë dhe rastin më të mirë e kishin kur Çela devijoi një top, që u ndal nga portieri Hidi. Krutanët luftuan fort që të mos dilnin pa pikë, kurse durrsakët ishin të paqartë në sulm. Trajneri Martini aktivizoi në pjesën e dytë Krasniqin, Iran Junior dhe Kapllanin, por sërish goli nuk u gjet.

Kastrioti ikën i kënaqur nga Durrësi edhe me një pikë, pasi diferenca me Bylisin ka shkuar në shtatë pikë. Kampionati ka hyrë në një fazë shumë interesante, sikur për kreun e renditjes ashtu edhe për mbijetesën, sidomos me rezultatet e këtyre dy javëve të fundit. /abcnews.al

TEUTA-KASTRIOTI 0-0
TEUTA: Frashëri, Beqja (Kapllani 76′), Hoxha, Kouros, Jackson, Avdyli (Krasniqi 46′), E. Vila, Karabeci (Daja 58′), L. Vila, Bregu, Plaku (Iran Jr. 64′). Trajner: Edi Martini
KASTRIOTI: Hidi, Neziri (Neziri 83′), Shkalla, Çela, Rami, Moraes, Nuriu (Okebugwu 55′), Mehmeti (Boyom 83′), Bardhi, Rezi (Daci 55′), Devid. Trajner: Ramazan Ndreu.
Kartonë të verdhë: Jackson 15′ / Neziri 34′, Moraes 43′

79′ Teuta hidhet në sulm dhe kërkon golin e avantazhit. Dy raste të rrezikshme të durrsakëve dhe në një rast Hidi ndal kundërshtarët.

71′ Teuta i afrohet golit. Një top i hedhur në zonë nga Bregu u devijua nga Emiljano Çela, por portieri Hidi shmangu autogolin me devijimin e tij

31′ Xhulio Mehmeti vë në vështirësi Teutën, me një goditje të fortë nga brenda zonës. Portieri Stivi Frashëri reagon dhe largon rrezikun

The post VIDEO/ Mallkimi i barazimeve vazhdon, Teuta ndalet në shtëpi nga Kastrioti appeared first on Abc News.

---- ----
-----