
Një vajzë 21-vjecare po pozonte me një majmun në Bali të Indonezisë, kur gjërat dolën pak nga kontrolli.
Kafsha po kruhej për disa sekonda dhe kur lëvizi, tentoi ti ulte fustanin duke i ekspozuar pak të brendshmet. Fatmirësisht nuk ishte shumë këmbëngulës dhe u largua.
Sarah Wijohn kishte udhëtuar nga Zelanda e Re për të festuar ditëlindjen në Bali.
“Ne qeshëm shumë për shkak të majmunit. Mbi të gjitha, qëndrimi ynë në Bali ishte fantastik”, tha nëna e Sarah.
Stafi i “The Sacred Monkey Forest Sanctuary” thanë se ky veprim është normal dhe duhet të pritet nga majmunët.