Ballina Sport VIDEO/ Liverpool mposht Wolves, ndeshja mbyllet me frikë për jetën e Rui...

VIDEO/ Liverpool mposht Wolves, ndeshja mbyllet me frikë për jetën e Rui Patricio

34
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Liverpool mori një triumf shumë të rëndësishëm me shifrat 0-1 ndaj Wolverhampton. Ishte Diogo Jota, që mori një fitore të rëndëishme për të qëndruar në garë për një vend në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm.

Sulmuesi përfundoi me sukses një kundërsulm shumë të shpejtë të skuadrës së Klopp në minutën e dytë të shtesës së pjesës së parë. Më pas në fund të pjesës së dytë rezultati dhe loja në fushë e humbi rëndësinë për shkak të një përplasje mes Rui Patricio dhe shokun e tij të skuadrës, Conor Coady.

Portieri u dëmtua rëndë dhe u desh ndërhyrja e mjekëve, që për disa minuta ndaluan lojën dhe qëndruan në fushë për të stabilizuar shëndetin e portierit, i cili ishte pa ndjenja. Ai doli nga fusha me barelë për t’u drejtuar menjëherë në spitalin më të afërt. /abcnews.al

The post VIDEO/ Liverpool mposht Wolves, ndeshja mbyllet me frikë për jetën e Rui Patricio appeared first on Abc News.

---- ----
-----