Ballina Sport VIDEO/ Liverpool bën detyrën në “Anfield”, zona Champions edhe më afër

VIDEO/ Liverpool bën detyrën në “Anfield”, zona Champions edhe më afër

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Liverpool reagoi pas dy barazimeve radhazi në kampionat. “The Reds” mposhtën 2-0 në “Anfield” Southampton dhe u rikthyen te fitorja.

Vendi i gjashtë në renditje me 57 pikë për ekipin e Klopp, gjashtë më pak se Leicester City i vendit të katërt, që ka luajtur një takim më shumë.

Goli i parë i sfidës erdhi pas gjysmë ore lojë. Kros i Momo Salah, “fluturim” në ajër i sulmuesit Sadio Mane dhe topi në rrjetë.

Golat e LIVERPOOL-SOUTHAMPTON

Goli nëntë sezonal në Premier League për senegalezin, teksa fitorja u vulos nga goli i mesfushorit Thiago Alcantara.

Lojtari spanjoll dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur në minutën e fundit pas një asisti të marrë nga Roberto Firminho.

Liverpool ia doli të menaxhojë mirë avantazhin dhe në fund festoi triumdin e nevojshëm për objektivin Champions League. /abcnews.al

The post VIDEO/ Liverpool bën detyrën në “Anfield”, zona Champions edhe më afër appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----