Ballina Sport VIDEO/ LIlle një fitore larg titullit kampion, PSG e Lyon fitojnë me...

VIDEO/ LIlle një fitore larg titullit kampion, PSG e Lyon fitojnë me goleada

6
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lille ka ngecur në shtëpi me St Etienne, pasi barazoi 0-0, por mbetet në vendin e parë dhe i duhet të fitojë ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Angers në transfertë. PSG sigurisht që nuk gaboi, teksa mposhti 4-0 Reims të Arbër Zenelit.

Kampionët në fuqi e zhbllokuan ndeshjen shumë shpejt, me Neymar që realizoi me penallti, ndërkohë që edhe Mbappe, Marquinhos dhe Moise Kean lanë shenjën e tyre dhe tani mendojnë të fitojnë sfidën e fundit ndaj Brest, me shpresën që Lille do gabojë sërish dhe të fitojnë titullin kampion.

BETEJA NË ZONËN CHAMPIONS – Monaco dhe Lyon kanë triumfuar sot dhe skuadra që shkon në Champions League vendoset javën e fundit të kampionatit, pasi diferenca mes skuadrave është vetëm një pikë.

Monaco triumfoi ndaj Rennes 2-1, kurse Lyon shpërtheu ndaj Nimes që sezonin e ardhshëm duhet të luajë në Ligue 2. Kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 2-5, me Lucas Paqueta që shënoi dy herë në pjesën e parë, ndërkohë që Depay, Aouar dhe Sliman shënuan golat e tjerë. /abcnews.al

The post VIDEO/ LIlle një fitore larg titullit kampion, PSG e Lyon fitojnë me goleada appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----