Ballina Sport Video/ Lazio mund Bologna-n dhe merr kreun e Serisë A

Video/ Lazio mund Bologna-n dhe merr kreun e Serisë A

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në takimin e parë të javës së 26-të të Serisë A, Lazio mundi Bologna-n me rezultatin 2-0., duke marrë tri pikë me vlerë që e çojnë në krye të renditjes.  Marrja e vendit të parë është një festë më vete për bardhekaltrit, të cilët nuk e kishin arritur diçka të tillë që prej 21 vitesh.

----

Të zotët e shtëpisë e nisën mirë, me Luia Alberto-n mjaft të rrezikshëm, që e gjeti golin në minutën e 19, edhe pse kishte probleme në pjesën e brendshme të kofshës. Madje dy minuta më pas ai i dha një asist Correa-s, që e ktheu në gol.

Në pjesën e dytë, VAR i anuloi dy gola miqve, të shënuar nga Denswil e Tomiyasu. Lazmo shkon në kuotën e 62 pikëve, 2 më shumë se Juventusi, me një ndeshje më pak.

Portieri i kuqezinjve, Thomas Strakosha bëri një  paraqitje shumë  të  mirë , duke u vlerësuar me notën 7. Në  pjesën e parë , ai u dallua me një  ndërhyrje ndaj Soriano-s, ndërsa në  të  dytën u tregua mjaft i zoti në tentativat e Orsolini-t e Denswil-it.

----- ----