Ballina Sport VIDEO/ Lamtumirë titull: Milan bie në “San Siro”, rrezikon Champions League

VIDEO/ Lamtumirë titull: Milan bie në “San Siro”, rrezikon Champions League

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Milani humbi 0-1 në shtëpi kundër Napolit, duke i dhënë fund shpresave për titull. Diferenca me Interin kryesues ka shkuar 9 pikë dhe kuqezinjtë duhet të përqendrohen te objektivi Champions League.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi një ish-interist. Kundërsulm i shpejtë i Napolit në minutën e 49-të, asist i polakut Zielinski dhe finalizim i Matteo Politanos. Vendasit reaguan, por Napoli u mbrojt mirë dhe siguroi tre pikë fantastike.

Ante Rebic u ndëshkua me karton të kuq në minutat shtesë, ndërsa Elseid Hysaj e zhvilloi të plotë ndeshjen për skuadrën mike. Vendi i dytë me 56 pikë për Milanin, teksa Napoli renditet i pesti me 6 pikë dhe një ndeshje më pak. /abcnews.al

The post VIDEO/ Lamtumirë titull: Milan bie në “San Siro”, rrezikon Champions League appeared first on Abc News.

---- ----
-----