Ballina Sport VIDEO/ “Kush i bën sot këto sparkata?”, UEFA rikthen në skenë legjendën...

VIDEO/ “Kush i bën sot këto sparkata?”, UEFA rikthen në skenë legjendën Lorik Cana

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lorik Cana është një idhull i çdo tifozi shqiptar, por jo vetëm.

Ish-kapiteni legjendar i kombëtares kuqezi, mbajti shiritin e kapitenit edhe te Marseille dhe Sunderland.

Tek ekipi francez kaloi 4 sezone fantastike (2005-2009), duke u kthyer në një nga idhujt e tifozëve.

Me Marseille u shpall dy herë nënkampion France, teksa luajti disa ndeshje evropiane, si në Champions dhe Europa League.

Faqja zyrtare e Europa League ka kujtuar një ndërhyrje të “luftëtarit” shqiptar gjatë një ndeshje me Marseille. Cana shfaqet duke bërë një dopio ndërhyrje.

Lorik Cana me një sparkatë të dyfishtë. Cili futbollist i ditëve moderne mund të kryejë ndërhyje të tilla?“, lexohet në komentin e UEFA-s.

 

---- ----
-----