Ballina Sport VIDEO/ Kupa Shqipërisë: Skënderbeu në gjysmëfinale, Laçi-Partizani në shtesa

VIDEO/ Kupa Shqipërisë: Skënderbeu në gjysmëfinale, Laçi-Partizani në shtesa

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Skënderbeu është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, pasi ka mposhtur Dinamon e Kategorisë së Parë me rezultatin 3-1 në kryeqytet. Sulmuesit e skuadrës korçare ishin të qartë para portës së bluve të kryeqytetit.

Alfred Mensah e zhbllokoi ndeshjen pas 20 minutash lojë, me një goditje të saktë brenda portës. Fraksioni i parë i lojës solli edhe një gol tjetër, këtë herë me protagonist Elvi Berishën. Me rezultatin 0-2 Skënderbeu shkoi i qetë në dhomat e zhveshjes.

Në të dytë bardhekuqtë realizuan edhe golin e tretë, me sulmuesin Belajdi Pusi që ishte i saktë pas pasimit të Berishës. Dinamo i ngushtoi shifrat me brazilianin Welber, por çështja e kualifikimit nuk u vu në diskutim nga korçarët që kaluan tutje.

Laçi-Partizani vijon të luhet ende, pasi 90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën me rezultatin 0-0.

Vijon… /abcnews.al

LAÇI-PARTIZANI 0-0
LAÇI:
Sherri, Malota, Ignjatovic, Obanor, Kërçiku (Marku 59′), Deliu, Lukas Ramos, Musta, Shehu, Lushkja (Mazrekaj 46′), Nwabueze (Harmon 55′). Trajner: Shpëtim Duro.
PARTIZANI: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani (Cara 81′), Cordeiro (Cardoso 81′), Çinari, Trajner: Ilir Daja.

DINAMO-SKËNDERBEU 1-3
Shënues:
Welber 63′ / Mensah 21′, Berisha 42′, Pusi 58′
DINAMO:
Bakaj, Paterni, Pere, Boçi, Hidri (Reçi 60′), Kolgega (Fejzaj 46′), Bilali, Alillari (Hyseni 78′), Diogo Maranhao, Djidjiwa (Mhillaj 84′), Welber (Otalani 84′). Trajner: Olsi Uku
SKËNDERBEU:
Rexhepi, Vitija, Bajrami, Sadriu, Zguro, Mara (Rahim 68′), Shabani (Taipi 53′), Jean Victor (Dwomfour 53′), Vangjeli, Berisha (Tereziu 68′), Mensah (Pusi 53′). Trajner: Migen Memelli.

63′ Dinamo ka gjetur rrugën e rrjetës me anë të brazilianit Welber. Sulmuesi ndëshkoi portierin Rexhepi dhe tani rezultati bëhet 1-3

58′ Elvi Berisha ka shërbyer për shkodranin Belajdi Pusi dhe ky i fundit ka ndëshkuar Dinamon për të tretën herë

42′ Elvi Berisha ka ndëshkuar portierin Bakaj të Dinamos, duke i çuar shifrat në 0-2 për Skënderbeun

21′ Alfred Mensah ka ndëshkuar skuadrën e Dinamos, pas një kundërsulmi të Skënderbeut. Gol mjaft i bukur i sulmuesit ganez

Po luhen ndeshjet…

The post VIDEO/ Kupa Shqipërisë: Skënderbeu në gjysmëfinale, Laçi-Partizani në shtesa appeared first on Abc News.

---- ----
-----