Ballina Sport VIDEO/ Kosova niset drejt Shkupit, “Dardanët” i përcjellin sipas mënyrës së tyre

VIDEO/ Kosova niset drejt Shkupit, “Dardanët” i përcjellin sipas mënyrës së tyre

38
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kosova nesër luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së saj ndaj Maqedonisë së Veriut për play-off të Kampionatit Europian të verës së ardhshme.

Do të luhet vetëm një ndeshje dhe UEFA ka vendosur të zhvillohet në Shkup, pa praninë e tifozëve.

Mesditën e sotme kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar drejt Maqedonisë, teksa para se të kalonin kufirin, në pikën doganore të Hanit të Elezit ata janë ndeshur me një atmosferë shumë të ngrohtë dhe entuziaste.

Fëmijë të shkollave dhe dashamirës të sportit në zonën përreth, janë bashkuar me tifogrupin “Dardanët” për të përcjellë në mënyrën më të mirë djemtë e kombëtares.

Të pajisur me flamuj kuqezi e të Kosovës dhe nën shoqërinë e flakadanëve, tifozët kanë kënduar këngë të ndryshme në mbështetje të lojtarëve.

Përpara se të mbërrinte në doganë, autobusi i Kosovës ka ndaluar dhe Atdhe Nuhiu, Benjamin Kololli, Herolind Shala e Valon Berisha, të shoqëruar nga presidenti Ademi, kanë dalë të përshëndesin tifozët, që kishin rrethuar dy anët e rrugës.

 

---- ----
----
----- ----
-----