Ballina Sport VIDEO/ Konferenca më e shkurtër, trajneri i Portos qëndron vetëm 50 sekonda

VIDEO/ Konferenca më e shkurtër, trajneri i Portos qëndron vetëm 50 sekonda

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Dortmund dhe Porto janë dy skuadrat e para që siguruan kualifikimin në çerekfinalet e Champions League. Ekipi portugez eliminoi Juventusin, një arritje e madhe për “Dragonjtë e Oportos”.

Edhe pse luajtën prej minutës së 54-t me dhjetë lojtarë,  Porto humbi 3-2 në Torino mbrëmjen e kaluar pas 120 minutave (90 minutat e rregullta u mbyllën 2-1 për Juven), por u kualifikua pas suksesit 2-1 në shtëpi.

Trajneri i ekipit luzitan, Sergio Coinceiçao, i cili ka luajtur si futbollist në Serie A me Lazion, Parmën dhe Interin, qëndroi vetëm 50 sekonda në konferencën për shtypin pas ndeshjes.

Asnjë gazetar nuk ishte i lidhur në atë moment në Zoom për t’i bërë pyetje 46-vjeçarit, i cili u largua pa thënë asgjë në lidhje me arritjen e madhe të djemve të tij. /abcnews.al

The post VIDEO/ Konferenca më e shkurtër, trajneri i Portos qëndron vetëm 50 sekonda appeared first on Abc News.

---- ----
-----