Ballina Sport VIDEO/ Interi dhe Juventusi në avantazh, Lukaku-CR7 nuk falin

VIDEO/ Interi dhe Juventusi në avantazh, Lukaku-CR7 nuk falin

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Interi dhe Juventusi në avantazh. Zikaltrit e Antonio Contes po përballen në “San Siro” kundër Sassuolos, ekip të cilin e kanë ndëshkuar në minutën e dhjetë.

Kros nga e majta e Ashley Young dhe finalizim me kokë i Romelu Lukakut, i cili gjeti golin numër 21 në Serie A për këtë sezon.

Edhe Juventusi në avantazh përballë Napolit. I jashtëzakonshëm Federico Chiesa në krahun e djathtë në minutën e 13-të, driblim i dyfishtë ndaj Elseid Hysajt dhe asist në zonë.

Aty përfitoi Cristiano Ronaldo, i cili dërgoi topin në rrjetë falë një goditje të menjëhershme, duke gjetur golin numër 25 sezonal në kampionatin italian. /abcnews.al

The post VIDEO/ Interi dhe Juventusi në avantazh, Lukaku-CR7 nuk falin appeared first on Abc News.

---- ----
-----