Ballina Sport VIDEO/ Gjimshiti jashtë, Real e Manchester City “fluturojnë” në çerekfinale

VIDEO/ Gjimshiti jashtë, Real e Manchester City “fluturojnë” në çerekfinale

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Real Madrid dhe Manchester City janë dy skuadrat e para që janë kualifikuar në çerekfinalet e Champions League. E pritshme diçka e tillë, pasi dy klubet e mëdha i kishin fituar edhe duelet e para në transfertë kundër Atalantës dhe gjermanëve të Borussia M’Gladbah.

“Qytetarët” e Pep Guardiola i zgjidhën llogaritë shumë shpejt, pasi realizuan dy gola të shpejtë dhe e mbyllën takimin me rezultatin 2-0. Kevin De Bryune shtangu rivalët nga Gjermania që në minutën e 13-të me një goditje nga jashtë zone.

Atë moment “trullosje” anglezët e shfrytëzuan dhe pas një “vallëzimi” të Phil Foden erdhi edhe goli i dytë. Anglezi pasoi në mënyrë perfekte për Ikay Gundogan dhe ky i fundit i vetëm me portierin nuk fali dhe shënoi në portën e M’Gladbah.

Në Madrid Reali ishte i vendosur të kualifikohej dhe ia doli me një fitore 3-1. Golin e parë Atalanta e dhuroi vetë, pasi gaboi portieri Sportielo dhe Karim Benzema shënoi golin që i dha qetësinë e duhur spanjollëve.

Vinicius Junior kishte një marsh tepër në pjesën e dytë, por gaboi me një gjuajtje shumë pranë portës. Më pas ai fitoi penalltinë që e ktheu në gol kapiteni Sergio Ramos dhe që mund të hapë diskutime nëse faulli ishte brenda apo jashtë zone.

Atalanta u mundua të reagonte dhe shënoi një gol të bukur me goditje dënimi, ekzekutuar nga Luis Muriel. Në skemën e bërë mori pjesë edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti. Reali u kundërpërgjigj menjëherë, duke shënuar golin e tretë dhe të fundit me Asension. /abcnews.al

Manchester City-Borussia M’Gladbah 2-0 (2-0)
Shënues:
De Bruyne 13’, Gundogan 18’

Real Madrid-Atalanta 3-1 (1-0)
Shënues:
Benzema 34’, Ramos 60’ (pen.) Asensio 85’/ Muriel 83’

The post VIDEO/ Gjimshiti jashtë, Real e Manchester City “fluturojnë” në çerekfinale appeared first on Abc News.

---- ----
-----