Ballina Sport VIDEO/ Gjesti i Mourinho bëhet viral: Dinamo e meritoi, e kuptuam vonë...

VIDEO/ Gjesti i Mourinho bëhet viral: Dinamo e meritoi, e kuptuam vonë rrezikun!

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Tottenham u shokua mbrëmjen e sotme në Zagreb dhe tashmë e shikon veten jashtë Europa League. Skuadra e Mourinhos u mposht me rezultatin e përgjithshëm 3-2 nga Dinamo Zagrebit dhe trajneri portugez pas ndeshjes nuk bën asgjë tjetër, përveçse lavdëron kundërshtarët për lojën e zhvilluar.

“Në 90 minutat e para dhe në kohën e parë shtesë ata ishin një ekip që dhanë maksimumin në fushë, ndërsa minutat e fundit të kohës së dytë shtesë ne bëmë diçka më mirë. Ata lanë djersën, energjinë dhe gjakun e tyre.

Në fund lanë edhe lot lumturie. Patjetër që duhet t’i lavdëroj ata”, përfundon portugezi, i cili ka shkuar edhe në dhomat e zhveshjes së Dinamos dhe i ka përgëzuar vendasit për kualifikimin.

“Ndërkohë, ekipi im dukej se po luante një ndeshje jo të rëndësishme. Nëse për ndonjërin prej tyre nuk është, atëherë është për mua.

Për çdo tifoz të Tottenham, çdo ndeshje ka rëndësi. Të them që ndihem i trishtuar nuk mjafton. Më vjen keq që skudra ime nuk fitoi, por ata e merituan.

Futbolli nuk ka të bëjë me lojtarë që mendojnë se kanë më shumë cilësi se të tjerët. Baza tashmë është tek qëndrimi dhe bashkëpunimi në grup.

Ata na mposhtën për këtë. Ne e kuptuam se ishim në rrezik kur pësuam golin e dytë, por ishte vonë për ne”, përfundon Mourinho. /abcnews.al

The post VIDEO/ Gjesti i Mourinho bëhet viral: Dinamo e meritoi, e kuptuam vonë rrezikun! appeared first on Abc News.

---- ----
-----