Ballina Sport VIDEO/ Getafe frenon Realin, ka polemika për penallti! Villarealli me 5 yje

VIDEO/ Getafe frenon Realin, ka polemika për penallti! Villarealli me 5 yje

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Real Madrid ka ngecur me Getafen dhe tani diferenca me Atletico Madrid ka shkuar në tre. Skuadra e Zinedine Zidane vuajti në transfertë dhe nuk shënoi dot. Në fillim Mariano realizoi, por anësori ngriti flamurin.

Reali u përpoq dhe rrezikoi më Vinicius Junior, por pa sukses. Në fund Getafe pretendoi edhe për një penallti, shumë e dyshimte, por arbitri nuk ishte i atij mendimi. Deri në fund nuk pati gol dhe Reali bëri një hap fals dhe tani mund të parakalohet sërish nga Barcelona.


NDESHJA TJETËR – Villareal nuk ka pasur mëshirë ndaj Levante, duke i shënuar pesë gola në transfertë. Nëndetësja e pa vetën në epërsi të dyfishtë pas 13 minutash lojë. Postigo realizoi autogol, kurse Moreno dyfishoi. Vendasit gjithsesi reaguan dhe në pjesën e parë e ngushtuan rezultatin me Malsa.

Chukwueze realizoi edhe dy herë në pjesën e dytë për Villareal, ndërkohë pati sërish një autogol. Vezo realizoi në portën e tij, golin që plotësoi “pokerin” për skuadrën mike. /abcnews.al

The post VIDEO/ Getafe frenon Realin, ka polemika për penallti! Villarealli me 5 yje appeared first on Abc News.

---- ----
-----