Ballina Lajme nacionale VIDEO-FOTO: Jeni lodhur nga deti? Balina Bodinaku zbulon për publikun bukuritë marramendëse...

VIDEO-FOTO: Jeni lodhur nga deti? Balina Bodinaku zbulon për publikun bukuritë marramendëse të plazheve lumore

157
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Balina Bodinaku, një nga emrat më të spikatur të showbizit shqiptar, duket se di të përzgjedhë mjaft mirë vendet më të veçanta për të pushuar.

Bukuroshja që i dha për vite me radhë sharm ekranit të televizorit, është larguar nga zhurma e qyteteve të populluara të pushimit, duke shfrytëzuar disa destinacione që janë më pak të njohura për publikun.

----

Përmes një video në rrjetet sociale, ajo përcjell pejsazhet piktoreske të krahinës së Tepelenës.

Bodinaku është stacionuar në plazhet lumore të Peshtanit të cilët krahas ujit të ofrojnë edhe ajërin e pastër të gjelbërimit.

Vetëm pak kilometra larg nga Tepelena, këto oaze paqeje shpirtërore ofrojnë në të katërta anët pyje të harlisura si dhe florë e faune që rrallë gjenden në vendin tonë.

Mesa duket, lupës Bodinakut nuk mund t’i shpëtonte kjo parajsë për apasionuarit e ujërave të ëmbël, duke shijuar jo vetëm freskinë e lumit por dhe ngrohtësinë e diellit apo ecjen në male. (TemA)

 

 

----- ----