Ballina Sport VIDEO/ Fitore me aromë Champions League, Napoli kalon pengesën Fiorentina

VIDEO/ Fitore me aromë Champions League, Napoli kalon pengesën Fiorentina

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Napoli ia del të kalojë pengesën Fiorentina dhe mjafton të fitojë ndeshjen e fundit ndaj Veronës në “Diego Armanda Maradona” për të siguruar kualifikimin në Champions League.


Ekipi i Gennaro Gattusos fitoi 0-2 në Firence. Vendasit rezistuan vetëm një pjesë. Napolit i bëri mirë pushimi dhe në minutën e 56-të gjeti golin e avantazhit.

Penallti për miqtë (e fitoi Amir Rrahmani), Lorenzo Insigne dështoi në tentativën e parë, por kapiteni përfitoi nga topi i rikthyer dhe e dërgoi atë në rrjetë. 11 minuta më vonë erdhi edhe goli i qetësisë.

Piotr Zielinski goditi drejt portës, topi u devijua nga një mbrojtës vendas dhe përfundoi në rrjetë. Përfundimisht 0-2 për Napolin, që siguron një sukses të madh për objektivin Champions.

 

Renditja

Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani e filluan ndeshjen si titullarë dhe e luajtën të plotë atë. Tani është radha e “finales” që fundit ndaj Hellas Veronës, aty ku vlejnë vetëm tre pikët. /abcnews.al

The post VIDEO/ Fitore me aromë Champions League, Napoli kalon pengesën Fiorentina appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----