Ballina Sport VIDEO/ Finale angleze në Champions League, Chelsea dominon Real Madrid

VIDEO/ Finale angleze në Champions League, Chelsea dominon Real Madrid

7
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Chelsea-Manchester City është finalja e Champions League këtë sezon. “Blutë e Londrës” fituan 2-0 në “Stamford Bridge” kundër Real Madrid, duke siguruar kualifikimin në finalen e madhe falë rezultatit të përgjithshëm 3-1.

Ndeshje perfekte e djemve të Thomas Tuchel dhe dominim absolut ndaj kampionëve të Spanjës. Francezi Mendy kreu dy pritje të bukura ndaj Karim Benzema në pjesën e parë, teksa vendasit kaluan në avantazh pas gjysmë ore lojë.

Aksion model i Chelsea, traversë e Kai Havertz, teksa topi u përplas në traversë dhe aty përfitoi Timo Ëerner. Ekipi londinez në formë dhe rastet për golin e dytë nuk munguan. 1-0 pjesa e parë dhe skuadrat në pushim.

Teksa pritej reagimi i ekipit të Zinedine Zidane, Chelsea mori iniciativën, mbyti kundërshtarët më presing dhe u shfaq disa herë e rrezikshme përpara portës kundërshtare. Havertz goditi sërish traversën, ndërsa të pafat ishin Ngolo Kante, Timo Werner dhe Mason Mount.

Gjithsesi, ky i fundit mbylli llogaritë e kualifikimit në minutën e 85-të. Rikuperim i Kante ndaj Modric, asist i amerikanit Pulisic dhe finalizim i thjeshtë i talentit anglez. Tuchel dhe stafi teknik në festë dhe Chelsea në finale.

Kjo është hera e tretë që ekipi ishullor siguron kualifikimin në finalen e Champions League. Hera e parë ndodhi në vitin 2008 (humbi finalen ndaj Manchester United), teksa katër vite më pas mposhti Bayern Munchen në një nga finalet më dramatike.

Sukses i madh edhe për Thomas Tuchel. Trajneri gjerman mori drejtimin e ekipit në janar dhe ia ka dalë t’i dhurojë një futboll të bukur dhe rezultate pozitive. Hera e dytë radhazi në finalen e Champions për të, pas asaj të sezonit të kaluar me PSG-në. /abcnews.al

The post VIDEO/ Finale angleze në Champions League, Chelsea dominon Real Madrid appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----