Ballina Sport VIDEO/ Feston Ardian Ismajli, Berisha fiton “derbin” kundër Kastratit

VIDEO/ Feston Ardian Ismajli, Berisha fiton “derbin” kundër Kastratit

7
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Festojnë Ardian Ismajli dhe Spezia, ndërsa Etrit Berisha fiton derbin kundër Elhan Kastratit në Serie B. Spezia mposhti 2-1 në fushën e vet sardët e Cagliarit, në një sfidë direkte për mbijetesën.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare e zhvilloi të plotë takimin, që u vendos nga rrjetat e Piccolit dhe Maggiores. Pa vlerë goli i Pereiros për skuadrën udhëtuese.

Spal ia doli të thyejë 1-0 Cittadellan. Të dy portierët ishin shqiptarë: Etrit Berisha për ekipin vendas dhe Elhan Kastrati për skuadrën mike. “Veterani” Floccari i dhuroi tre pikë fantastike Spalit për objektivin Serie A.

Berisha zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, duke ia dalë të mbajë portën e paprekur. Cittadella ishte pranë golit të barazimit në minutën e 73-të, por kapiteni i kombëtares shqiptare kreu një pritje të dyfishtë. /abcnews.al

The post VIDEO/ Feston Ardian Ismajli, Berisha fiton “derbin” kundër Kastratit appeared first on Abc News.

---- ----
----
-----
-----