Ballina Sport VIDEO/ Festë e madhe në Zagreb, lojtarët e Dinamos i bashkohen ultrasve

VIDEO/ Festë e madhe në Zagreb, lojtarët e Dinamos i bashkohen ultrasve

26
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Dinamo Zagreb i dhuroi tifozëve një mbrëmje të paharrueshme. Skuadra kroate përmbysi humbjen 2-0 të ndeshjes së parë dhe eliminoi Tottenham pas suksesit 3-0.

Sulmuesi Mislav Orsic realizoi dy gola gjatë 90 minutave dhe një tjetër në shtesa, duke kualifikuar Dinamon në tetë ekipet më të mira të Europa League.

Festë e madhe në kryeqytetin e Kroacisë, teksa Bad Blue Boys (tifogrupi që mbështet Dinamon) kanë festuar gjatë këtë arritje fantastike.

Mjete piroteknike dhe kore të shumta për ekipin e zemrës. Festës së madhe iu bashkuan edhe futbollistët e skuadrës kampionet të Kroacisë. /abcnews.al

The post VIDEO/ Festë e madhe në Zagreb, lojtarët e Dinamos i bashkohen ultrasve appeared first on Abc News.

---- ----
----
-----
-----