
Myrto Uzuni nuk ka vonuar shumë për të lënë shenjën e tij në Ligën e Kampioneve, në fazën e grupeve.
Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka gjetur rrjetën në një nga ndeshjet më prestigjioze, atë kundër Juventusit në fushën e këtij të fundit.
Në minutën e 19 të ndeshjes, Uzuni devijoi në portën e Shçzesnji një harkim nga krahu i djathtë, duke treguar nuhatje të jashtëzakonshme në zonë dhe vendosur emrin e tij në historinë e këtij turneu.
Uzuni kishte munguar në ndeshjet e para të fazës në grupe të turneut për shkak se rezultoi pozitiv ndaj COVID-19.
Ai luajti vetëm 11 minutat e fundit të sfidës së parë ndaj bardhezinjve dhe kjo e sotmja është ndeshja e tij e parë si titullar në fazën në grupe.